Më 1 gusht fillon afati kalimtar në basketboll - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

31/07/2021 20:08

Më 1 gusht fillon afati kalimtar në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

31/07/2021 20:08

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se afati kalimtar për të gjithë basketbollistët/et në të dyja konkurrencat fillon më 1 Gusht dhe do të përfundojë më 10 Gusht në ora 16:00.

Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë procedurat e regjistrimit të lojtarëve/eve.

Lexo Edhe:

Skuadrat janë mjaft aktive në afatin kalimtar, ku kanë paralajmëruar shumë transferime, si vendore, po ashtu edhe me lojtarë të huaj.

Gjithashtu katër skuadra (Golden Eagle Ylli, Peja, Rahoveci dhe Prizreni 16) kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Unike, andaj pritet një edicion mjaft interesant.