McGregor kërkon rimeç me Poirierin - Gazeta Express
string(34) "mcgregor-kerkon-rimec-me-poirierin"

McGregor kërkon rimeç me Poirierin

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2021 13:15

Dustin Poirier arriti të hakmirrej ndaj Conor McGregorit duke e mundur me nokaut, në të njëjtën mënyrë siç e kishte mundur irlandezi në vitin 2014.

Pasi kaluan rreth gjashtë orë nga dueli, Conor McGregor ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për të komentuar rreth meçit.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu kërkoi rimeç me Dustin Poirierin, teksa e komplimentoi amerikanin.

“Faleminderit për mbështetjen e të gjithëve! Nuk ishte nata / mëngjesi im, por një garë e shkëlqyeshme për t’u përmirësuar. Jam i ngazëllyer në trilogjinë e blockbuster-it që tani kam në duar. Dustin është një konkurrent i madh dhe unë pres që të ndeshemi përsëri. Zoti na bekoftë të gjithëve, gëzuar të dielën” – shkroi McGregor.