McGregor befason tifozët me reagimin ndaj Mike Tysonit - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

30/07/2020 8:43

McGregor befason tifozët me reagimin ndaj Mike Tysonit

Sport

Gazeta Express

30/07/2020 8:43

Ylli i UFC-së i ka befasuar tifozët e vet pas deklaratës së Mike Tysonit se do ta “zhdëpte atë mirë”. McGregor nuk është kundërpërgjigjur si zakonisht, por e ka pëlqyer dhe shpërndarë atë postim, duke lënë të kuptohet se pajtohet me deklaratën e legjendës së boksit.

Mike Tyson ka qenë në qendër të vëmendjen në botën e boksit që kur lajmëroi se do të dilte nga pensionimi për zhvillimin e disa meçeve për bamirësi, transmeton Gazeta Express.

Ai tani ka arritur marrëveshje për të luftuar kundër Roy Jones Jr më 12 shtator, ndërsa Tyson ka qenë duke shkuar nëpër programe të ndryshme televizive për ta promovuar këtë meç.

Në mesin e promovimeve, Tyson u pyet për luftëtarin e arteve të përziera marciale, Conor McGregor, i cili kishte debutuar edhe në boks me meçin kundër Floyd Mayweather.

“Do ta zhdëpja mirë”, tha 54-vjeçari kur u pyet për një meç kundër McGregorit.

E duket se me këtë deklaratë pajtohet edhe vetë Conor McGregor, i cili jo vetëm që e ka pëlqyer postimin, por edhe e ka shpërndarë atë në rrjetet e tij sociale.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.

Tyson ka kohë që është duke u përgatitur për t’u kthyer në ring dhe këtë e ka dëshmuar përmes videove në rrjetet sociale ku ka shfaqur formë mbresëlënëse fizike. /Gazeta Express/