Mbyllja e hetimeve, SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime - Gazeta Express
string(80) "mbyllja-e-hetimeve-spak-i-shtyn-metes-komunikimin-avokati-i-tij-eshte-me-pushime"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 12:36

Mbyllja e hetimeve, SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 12:36

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka nisur zyrtarisht komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve në çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe personave të lidhur me të.

Sot ishte planifikuar t’i komunikohej edhe Metës mbyllja e hetimeve, por për shkak të një kërkese për shtyrje nga avokati i tij, procesi është shtyrë për të hënën, më 4 gusht.

Ndërkohë, akuzat janë komunikuar për ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi, dhe nënën e saj, Fatmira Kryemadhi. Një ditë më parë u njoftuan edhe Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar.