Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj për atë se cili mund të jetë vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët - Gazeta Express
string(123) "hetuesja-e-tribunalit-te-hages-jep-3-skenaret-e-saj-per-ate-se-cili-mund-te-jete-vendimi-i-speciales-per-thacin-e-te-tjeret"

Ballina

Gazeta Express

06/05/2026 16:06

Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj për atë se cili mund të jetë vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët

Ballina

Gazeta Express

06/05/2026 16:06

Hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka folur në një intervistë për skenarët e mundshëm të asaj se cili do të jetë vendimi final i Dhomave të Specializuara të Hagës për katërshen e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, shkruan Express.

Tromp ka thënë se skenari i parë është që të të katërt të lirohen nga të gjitha akuzat, skenari i dytë që të dënohen të gjithë dhe i treti që disa të dënohen dhe disa prej tyre të lirohen.

Skenari i tretë sipas Tromp është më i mundshmi, megjithatë ajo thekson se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi final.

“Është e rëndësishme që publiku në Kosovë të kuptojë se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi. Është e mundur që të katër të lirohen nga akuzat. Është gjithashtu e mundur që të gjithë të dënohen. Skenari i tretë është që disa të lirohen nga akuzat dhe disa të dënohen. Këto janë tre opsione. Skenari i parë, të cilin shumë në Kosovë e presin me shpresë, është që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga akuzat. I dyti është më i keqi – që të gjithë do të shpallen fajtorë. I treti, ndoshta më i mundshmi, është një kombinim – që disa do të lirohen nga akuzat dhe disa të dënohen”, ka deklaraur ajo për Kosovapress./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement