Mbyllet marrëveshja, Pogba rikthehet te Juventusi - Gazeta Express
string(48) "mbyllet-marreveshja-pogba-rikthehet-te-juventusi"

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 19:11

Mbyllet marrëveshja, Pogba rikthehet te Juventusi

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 19:11

Paul Pogba nga sezoni i ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Juventusit.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin nga Torino, tashmë është finalizuar e gjithë marrëveshja – përfshirë edhe detajet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Agresti tutje ka raportuar se rikthimi i Pogbas te Juventusi do të zyrtarizohet në muajin e ardhshëm.

29-vjeçari te “Zonja e Vjetër” rikthehet pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester Unitedi.

Vlen të theksohet se Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement