Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton se dy motoristët e humbur janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt.
Në njoftim thuhet se Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim realizoi tërheqjen e tyre nga terreni.
“Jemi të lumtur që ky aksion u përmbyll me sukses dhe që të dy motoristët janë tashmë të sigurt”, thuhet në njoftim.
Njoftimi: