Mbyllet afati për aplikim për subjektet e reja politike - Gazeta Express
string(55) "mbyllet-afati-per-aplikim-per-subjektet-e-reja-politike"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 7:07

Mbyllet afati për aplikim për subjektet e reja politike

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 7:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmë në orën 24:00 është përmbyllur periudha për subjektet e reja politike, siç janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, për të dorëzuar aplikimin online për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se “deri rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim nga 3 koalicionet e njoftuara më herët për këto zgjedhje, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”.

Sipas tij, subjektet e reja që kanë paraqitur aplikimin për certifikim, janë:

– Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga partitë politike Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane;

– Koaliconi “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan;

– Koalicioni “Ashkalitë e Bashkuar”, i përbërë nga partitë politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim;

– Nisma qytetare “Složno Pobeđujemo”; dhe

– Kandidati i pavarur Esmir Kasi.

Elezi ka sqaruar se “sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj aplikimi për certifkim, i cili do të përmbyllet në mesnatë, vlenë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”.

Ndërkaq, dy ditë më pas, më 12 maj, sipas KQZ-së do të përmbyllet afati 11-ditor për të gjitha subjektet e reja politike dhe partitë politike për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement