72-vjeçari shqiptar që nuk ndahet nga biçikleta prej më shumë se tre dekadash - Gazeta Express
string(77) "72-vjecari-shqiptar-qe-nuk-ndahet-nga-bicikleta-prej-me-shume-se-tre-dekadash"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 7:56

72-vjeçari shqiptar që nuk ndahet nga biçikleta prej më shumë se tre dekadash

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 7:56

Në Cërrik të Shqipërisë, 72-vjeçari Enver Mustafaj vijon të mbetet një figurë e veçantë për komunitetin lokal, duke riparuar biçikleta prej më shumë se 35 vitesh.

Që në moshën 14-vjeçare i apasionuar pas mekanikës, ai thotë se puna me biçikletat është jeta e tij,.

“Unë këtë punë e kam pasur shumë qejf. Nuk e lë dot, edhe pse shpërblimi nuk është gjithmonë i mirë”, thotë ai për Euronews.al.

Ai kujton me nostalgji modelet e vjetra të biçikletave dhe thotë se i mban mend të gjitha emrat e tyre.

Edhe sot, në moshë të thyer, Enveri vazhdon të udhëtojë vetë me biçikletë në distanca të gjata, duke treguar se pasioni nuk njeh moshë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement