Mbyllet afati kalimtar për klubet e hendbollit - Gazeta Express
string(46) "mbyllet-afati-kalimtar-per-klubet-e-hendbollit"

Mbyllet afati kalimtar për klubet e hendbollit

Gazeta Express

07/08/2020 14:33

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste. Marrë për bazë situatën e përgjithshme të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19,numri i kërkesave të paraqitura është vlerësuar i kënaqshëm nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Pandemia ka goditur rëndë edhe hendbollin, por klubet megjithatë po punojnë për organizim për edicionin e ardhshëm. Plot pesë skuadra do të luajnë në Evropë në edicionin e ardhshëm të garave, që është numër shumë i kënaqshëm.

Lexo Edhe:

Në konkurrencë të vajzave bie në sy kërkesa për kthimin e Esma Muratoviqit te KHF Istogu. Muratoviq e kishte udhëhequr Istogun drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Kosovës në vitin e kaluar. Ishte shpallur hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2019, ndërsa së fundi karrierë ka bërë në Spanjë.

Është paraqitur kërkesa për kalim të saj te Istogu nga HC San Jose Obrero.

Shpresa Fazlija, që dha kontribut të madh në triumfin e Ferizajt në Superligë në edicionin 2019/2020, ka paraqitur kërkesë për kalimin te KHF Shqiponja. Skuadra gjakovare ka paraqitur për regjistrim edhe motrat Gulgun dhe Gulgul Jilta që kanë luajtur për CLICK deri më tani.

Blerina Mehmeti, Betina Mehmeti, Kaltrina Mehmeti dhe Benita Shabani kanë paraqitur kërkesë për kalim nga KHF Ferizaj te KHF Vjosa.

Nga KHF Ferizaj te KHF Kastrioti kanë paraqitur kërkesë për të kaluar: Adriana Salihu, Sara Misini, Vahide Gashi e Elza Reqica.

Përforcime të numërta ka bërë edhe KHF Vushtrria, që ka paraqitur kërkesë për regjistrimin e Luljeta Sopjanit, Anisa Rashicës, Elisa Rashicës, Venita Izmakut e Kanita Izmakut. Marigona Sadiku ka paraqitur kërkesë për kalimin nga KHF Vushtrria te KHF Samadrexha.

KHF Prishtina në edicionin e ri pritet të llogarit në shërbimet e Alma Nivokazit dhe Ardiana Prapashticës.

Te hendbollistët, Mërgim Ademi e Redon Havolli kanë paraqitur kërkesë për kalimin nga Prishtina te Llapi.

Te Prishtina pritet të kaloj Rikard Quni nga KH Prizreni, kurse Alban Haziri, Adonit Isufi e Gezim Misini kanë paraqitur kërkesë për kalim te Zhegra. Bëhet fjalë për tre hendbollistë të dëshmuar në Superligën tonë.

Janë edhe 15 kërkesa të hendbollistëve dhe hendbollisteve për status të lirë. Lojtarët që kanë aplikuar për status të lirë kanë të drejtë regjistrimi deri më 15 tetor. Ndërsa lojtarët që vijnë nga skuadrat jashtë territorit të Kosovës mund të regjistrohen deri në fund të muajit shkurt, konform rregulloreve të EHF-së dhe IHF-së. Klubet tona, para së gjithash Besa Famgas, pritet të regjistrojnë lojtarë të huaj ndërkohë.

Emri dhe mbiemringa klubinë klubin
Shpresa FazlijaKHF FERIZAJKHF SHQIPONJA
Gulgun JiltaKHF CLICKKHF SHQIPONJA
Gulgul JiltaKHF CLICKKHF SHQIPONJA
Marigona SadikuKHF VUSHTRRIAKHF SAMADREXHA
Blerina MehmetiKHF FERIZAJKHF VJOSA
Betina MehmetiKHF FERIZAJKHF VJOSA
Kaltrina MehmetiKHF FERIZAJKHF VJOSA
Benita ShabaniKHF FERIZAJKHF VJOSA
Redon HavolliKH PRISHTINAKH LLAPI
Mergim AdemiKH PRISHTINAKH LLAPI
Anisa RashicaKHF SAMADREXHAKHF VUSHTRRIA
Elisa RashicaKHF SAMADREXHAKHF VUSHTRRIA
Venisa IzmakuKHF SAMADREXHAKHF VUSHTRRIA
Kanita IzmakuKHF SAMADREXHAKHF VUSHTRRIA
Esma Muratovic                 HC San Jose  Obrero (Spanjë)KHF ISTOGU
Luljeta SopjaniKHF PRISHTINAKHF VUSHTRRIA
Rikard QuniKH PRIZRENIKH PRISHTINA
Alma NivokaziKHF SHQIPONJAKHF PRISHTINA
Ardiana PrapashticaKHF ULPIANAKHF PRISHTINA
Adriana SalihuKHF FERIZAJKHF KASTRIOTI
Sara MisiniKHF FERIZAJKHF KASTRIOTI
Vahide GashiKHF FERIZAJKHF KASTRIOTI
Elza ReqicaKHF FERIZAJKHF KASTRIOTI
Adonit IsufiKH DRITAKH ZHEGRA
Gezim MisiniKH DRITAKH ZHEGRA
Alban Haziri                         HC LANCY CHENOIS (Zvicër)     KH ZHEGRA
Kërkesat e hendbollistëve dhe hendbollisteve për Status të lirë  
Emri dhe mbiemringa klubi
Shkurta MehmetiKHF PRISHTINA
Luljeta SopjaniKHF PRISHTINA
Aida StagovaKHF PRISHTINA
Qendrea BerishaKHF PRISHTINA
Mimoza SefediniKHF PRISHTINA
Lorena MatarovaKHF PRISHTINA
Fitim KlinakuKH TREPÇA
Riad ShabanajKH TREPÇA
Lulzim ShabaniKH KASTRIOTI
Festim MustafaKH KASTRIOTI
Arben DugolliKH KASTRIOTI
Egzonit QelaKH KEK-U
Edonis QelaKH KEK-U
Rron RamadaniKH PRISHTINA
Burneta RamaKHF VUSHTRRIA