Mbrojtja e Kadri Veselit i kundërpërgjigjet kryeprokurorit të Hagës rreth paraburgimit - Gazeta Express

Mbrojtja e Kadri Veselit i kundërpërgjigjet kryeprokurorit të Hagës rreth paraburgimit

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 11:44

Mbrojtja e Kadri Veselit i ka kërkuar edhe njëherë Gjykatësit të procedurës paraprake që të lirojë përkohësisht ish-kryetarin e Kuvendit me apo pa kushte. Mbrojtja e Veselit në dokumentin arguementues dërguar Gjykatësit thotë se Prokuroria ka paraqitur si provë shtesë intervistën e sekretarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku që sipas mbrojtjes s’është relevante për të mbajtur në paraburgim Veselin, raporton Gazeta Express.

Tutje mbrojtja e Veselit që përfaqësohet nga avokati britanik Ben Emmerson ka listuar dy kushte që ish-kryetari i PDK-së të mbrohet në liri.

“Në rastin e kaluar, kur Avokati i Mbrojtjes i shkroi Drejtorit të Policisë së Kosovës (“Drejtorit”), ai nuk propozoi listë të hollësishme të kushteve. Dërgesa elektronike e 31 majit 2021, të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar e vlerëson si përsëritje të një “vullneti të përgjithshëm për zbatimin e urdhrave juridikë”, 12 ishte shkruar përmes një mënyre të një përgjigje specifike ndaj një letre nga Avokati, e datës 26 maj 2021, në të cilën ai i shpalosi kushtet e hartuara pas vëzhgimeve të bëra nga Dhoma e Apelit. 13 Në këtë mënyrë, përgjigjja pohuese e Drejtorit ndaj një liste të kushteve të propozuara, që drejtpërdrejt e adreson justifikimin e vetëm të vërtetë për ndalimin e vazhduar të tij (më saktësisht, rreziku i komunikimeve të fshehta me përkrahësit) është goxha qartazi ndryshim i rrethanave. Gjykatësi i Procedurës Paraprake do të sjellë ndër mend se nuk ka vetëm supozim të pafajësisë, por supozim të lirisë. Këto dy supozime duhet të hidhen poshtë me qëllim që të justifikohet ndalimi i vazhduar. Nëse shkurtësia e përgjigjes së Drejtorit kërkon elaborim të mëtejmë, Mbrojtja do të paraqesë me respekt që përgjegjësia tani bie te Gjykatësi i Procedurës Paraprake për të kërkuar çfarëdo qartësimi të nevojshëm sipas procedurës në Rregullën 198. Nëse është e nevojshme, Drejtorit duhet t’i kërkohet që të komentojë, qoftë me pohim apo negativisht, rreth zbatueshmërisë së secilës prej kushteve të propozuara”, thuhet në kundërpërgjigje”, thuhet në kundërpërgjigje.

Në konkluzion e mbrojtjes është kërkuar që Kadri Veseli të lirohet përkohësisht nga paraburgimi.

“Gjyqtarit të procedurës paraprake i kërkohet me respekt të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Veseli me ose pa kushtet e propozuara”, thuhet në kundërpërgjigje./Express/