string(60) "mbreti-i-minjve-kapet-ne-kamere-eshte-ogur-per-murtaje-te-re"

Mistere

Gazeta Express

08/11/2021 22:01

Mbreti i minjve kapet në kamerë, është ogur për murtajë të re

Mistere

Gazeta Express

08/11/2021 22:01

Një ogur jashtëzakonisht i rrallë i quajtur “mbreti i minjve”, për të cilin thuhet se paralajmëron një murtajë të rrallë

Oguri i keq u zbulua në Tartu të Estonisë, në një kotec të pulave dhe është njëri nga 60 rastet që kanë ndodhur përafërsisht brenda 500 viteve. Johan Uibopuu, zbuloi 13 minj të grumbulluar afër një pule me zogj. Duke rrëfyer përrallën e tmerrshme, Uibopuu ka thënë se nëna e tij e kishte bërë zbulimin dhe ajo e kishte telefonuar djalin e saj.

Si e tillë, kjo është një gjë e rrallë derisa ai tregon se nëna e tij ka qenë “shumë e mërzitur” pasi që e ka parë këtë tufë minjsh të dera e kotecit.

“Isha duke e shijuar një mëngjes të qetë në Tartu kur nëna ime me telefonoi, e ku tingëllonte shumë e mërzitur”, tha Uibopuu, transmeton GazetaExpress.  

“Ajo kishte shkuar për t’i ushqyer zogjtë në kotecin e pulave kur ajo pau një tufë minjsh në hyrje të kotecit”.

“Pasi i kishte kaluar frika, ajo shkoi për t’u përpjekur që t’i largojë nga rruga e saj, por ata ishin mbërthyer për tokë”.

Edhe pse është një ogur i keq thuhet se fenomeni flet për mbretin e minjve që dënohet me vdekje.

Mostra e kësaj tani pritet që të paraqitet në Muzeun e Historisë së Natyrës në Tartu.

“Minjtë brenda mbretit të minjve dënohen me vdekje”, tha Dr Andrei Miljutin.

“Madje, edhe nëse ata arrin që të arratisën nga hapësira e ngushtë, ata nuk mund të lëvizin normalisht, nuk mund të gjejnë ushqim dhe janë tërësisht të pambrojtur”.

“Mbijetesa e tyre varët nga rrethanat konkrete – zakonisht ata mbijetojnë deri në takimin e parë me ndonjë macë, qenë apo njeri”.

“Ta vrasësh mbretin e minjve është një reagim i zakonshëm i njerëzve kur ata e shohin një të tillë”.

Ai shtoi se nuk kishte zgjidhje tjetër por të zgjidhur minjtë pasi që ishte e pamundshme që të zgjidhej nyja.

“Ne i shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe vendosëm që është më humane eutanizosh minjtë sesa t’i shtosh vuajtjet e tyre duke ia amputuar bishtat e tyre – ishte e pamundshme që t’ia zgjidhësh nyjën”, konkludoi ai.

“Veç kësaj, çfarë do të bënim me ta pas amputimit?”

“Minjtë nuk mund të mbijetojnë në Estoni nën kushte natyrale dhe askush nuk i dëshiron këto kafshë në shtëpitë e tyre”.

“E kundërta – njerëzit vazhdimisht i mbysin minjtë me helm dhe kurthe”.

“Këto kafshë nuk mund të mbahen në kafaze të rregullta si një kafshë dhe zakonisht nuk zbuten kurrë”.

Dyshja po ashtu zbuloi se minjtë kanë hapur një tunel që i çonte ata tek koteci i pulave.

Ata mendojnë që minjtë kishin pasur ftohtë në tunel pasi që kërkuan të nxehen në kotec gjatë natës. /GazetaExpress/