Mbretëria e Bashkuar i sjell në Kosovë 300 ushtarë për "stërvitje rutinore" me KFOR'in, rrinë deri në fund të tetorit - Gazeta Express
string(113) "mbreteria-e-bashkuar-i-sjell-ne-kosove-300-ushtare-per-stervitje-rutinore-me-kforin-rrine-deri-ne-fund-te-tetorit"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2024 23:56

Mbretëria e Bashkuar i sjell në Kosovë 300 ushtarë për “stërvitje rutinore” me KFOR’in, rrinë deri në fund të tetorit

Lajme

Gazeta Express

18/09/2024 23:56

Një aeroplan ushtarak britanik me 300 trupa arriti sot në orët e mbrëmjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.

Ky kontingjent nga Regjimenti i Royal Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar do të vendoset përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejë disa aktivitete stërvitore bashkë me trupa të tjerë të KFOR’it.

Lexo Edhe:

Sot gjatë ditës, KFOR’i ka njoftuar se qëllimi i këtyre stërvitjeve është që të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre brenda misionit të KFOR.

Ky ushtrim është planifikuar të zgjasë nga data 18 shtator deri në fund të tetorit.

Misioni paqeruajtës ka thënë se pas përfundimit të stërvitjes, kontingjenti do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR do të marrë të gjitha masat për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve së personelit ushtarak dhe automjeteve para dhe gjatë stërvitjeve”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

KFOR’i ka publikuar edhe disa pamje nga momenti i zbarkimit të këtyre trupave, të cilat mund t’i shihni më poshtë: