Mbrëmje e bujshme në NBA: Fitojnë Bulls dhe Raptors - Gazeta Express

Mbrëmje e bujshme në NBA: Fitojnë Bulls dhe Raptors

Basketboll

Gazeta Express

02/11/2021 15:33

Mbrëmje e mbushur me ndeshje me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NBA-së.

Në “Madison Square Garden” të New Yourkut u zhvillua një nga përballjet më të forta mes Knicks dhe Raptors, e fituar 104-113 nga skuadra kanadeze falë paraqitjes së jashtëzakonshme të OG Anunoby, autor 36 pikëve, pa harruar edhe performancën e Gary Trent Jr. me 26 pikë në total.

Lexo Edhe:

Për Raptors ishte suksesi i katërt radhazi dhe i pesti në tetë takimet e këtij fillim-sezoni. Të pamjaftueshme për Knicks 27 pikët e RJ Barrett dhe 22 të Julius Randle.

Ruajnë kryesimin në Konferencën e Lindjes Chicago Bulls, të cilët regjistruan suksesin e gjashtë, duke iu imponuar 128-114 Boston Celtics më “TD Garden Arena”. Plot 37 realizoi DeMar DeRozan në një sfidë që u vendos falë një rzultati të pjesshëm 11-39 në periodën e fundit. Për Celtics spikati me 28 pikë Jaylen Brown.

Philadelphia 76ers mposhtën Portland Trail Blazers 113-103 me shtatë basketbollistë të skuadrës nga Pensilvania me numër dyshifror pikësh, mes të cilëve spikati Seth Curry me 23 pikë.

Sukses edhe për Los Angeles Clippers, që kaluan 99-94 Oklahoma City Thunder, që pavarësisht startit të mirë, lëshuan shumë terren në minutat në vazhdim. 32 pikë realizoi Paul George, që iu afrua “double-double”, pasi kontrolloi gjithashtu 9 topa dhe dha 7 asiste.

Rezultatet

Charlotte Hornets-Cleveland Cavaliers 110-113

Indiana Pacers-San Antonio Spurs 131-118

Philadelphia 76ers-Portland Trail Blazers 113-103

Atlanta Hawks-Washington Wizards 118-111

Boston Celtics-Chicago bulls 114-128

New York Knicks-Toronto Raptors 104-113

Memphis Grizzlies-Denver Nuggets 106-97

Minnesota Timberwolves-Orlando Magic 97-115

Los Angeles Clippers-Oklahoma City Thunder 99-94