Memli Krasniqi shef i shtabit zgjedhor të PDK'së, Hamza mirënjohje Ferat Shalës që vendosi të mos kandidojë - Gazeta Express
string(45) "mblidhet-kryesia-e-pdk-se-merren-keto-vendime"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 18:40

Memli Krasniqi shef i shtabit zgjedhor të PDK’së, Hamza mirënjohje Ferat Shalës që vendosi të mos kandidojë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 18:40

Partia Demokratike e Kosovës njofton se ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë në përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.

Në këtë mbledhje, “kryetari Hamza shprehu mirënjohje edhe për deputetin e deritanishëm, Ferat Shala, i cili ka vendosur të mos jetë më pjesë e garës zgjedhore, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëvjeçar për PDK-në dhe institucionet e vendit. Z. Shala do të vazhdojë të japë kontributin e tij si pjesë e strukturave drejtuese dhe si anëtar i Kryesisë së PDK-së”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu për mobilizimin e plotë të të gjitha strukturave të partisë për regjistrimin e votuesve dhe përkrahësve të PDK-së në mërgatë, vijon njoftimi.

“Po ashtu, Kryesia vendosi unanimisht që ish-kryetari Memli Krasniqi ta udhëheqë shtabin zgjedhor dhe fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës”. vijon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement