Mbledhja komemorative për Alush Gashin, Abdixhiku: Mbetet njeriu i cilësisë, arsyes dhe përmbajtjes - Gazeta Express
string(96) "mbledhja-komemorative-per-alush-gashin-abdixhiku-mbetet-njeriu-i-cilesise-arsyes-dhe-permbajtjes"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 12:07

Mbledhja komemorative për Alush Gashin, Abdixhiku: Mbetet njeriu i cilësisë, arsyes dhe përmbajtjes

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 12:07

Këtë të enjte, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban mbledhje komemorative për profesorin Alush Gashi, i cili vdiq më 15 maj në moshën 75-vjeçare.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Gashi i përkiste brezit më të vështirë të historisë së popullit të Kosovës.

“Jemi mbledhur për të nderuar një njeri të madh. Alush Gashi mbetet njeriu i cilësisë, njeriu i arsyes, njeriu i përmbajtjes. Ai kishte një lloj pranie që nuk impononte, por që të qetësonte. Kishte një lloj autoriteti që nuk kërkonte të dëgjohej me forcë, sepse mjaftonte urtësia e tij për ta respektuar”.

“Pikërisht për këtë, dhimbja jonë sot është e heshtur, por është shumë e rëndë”, tha Abdixhiku.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Abdixhiku foli edhe për përjetimet e kujtimet që ndau me të ndjerin Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement