Mbledhja e LDK, Lushaku: Do të diskutojmë për listën zgjedhore dhe ardhjen eventuale të Vjosës, bashkimin e madh… - Gazeta Express
string(109) "mbledhja-e-ldk-lushaku-do-te-diskutojme-per-listen-zgjedhore-dhe-ardhjen-eventuale-te-vjoses-bashkimin-e-madh"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 16:03

Mbledhja e LDK, Lushaku: Do të diskutojmë për listën zgjedhore dhe ardhjen eventuale të Vjosës, bashkimin e madh…

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 16:03

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie ka konfirmuar se do të diskutojnë rreth bashkëpunimit të mundshëm me Vjosa Osmanin, si dhe për raportin me Përparim Ramën.

Ajo tha se në këtë mbledhje do të flasin për aktualitetet politike, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Lushaku pohoi se do të flasin për këto tema.

“Aktualitet politik a është Vjosa Osmani?”, u pyet ajo.

“Është”.

“Ne diskutojmë për të gjitha çështjet që lidhen me partinë tonë, me listën tonë. Në këtë kuptim diskutojmë edhe për ardhjen e Vjosës, eventuale, për bashkimin e madh të së djathtës që kemi diskutuar që sa kohë dhe e shohim si domosdoshmëri për Kosovën. Në ndërkohë, për gjithçka tjetër dalim pas mbledhjes”, tha ajo.

“Po çështja e Përparim Ramës?”, u pyet sërish nga gazetarët.

“Janë çështje. Të gjitha këto çështje që do t’i diskutojmë janë çështje partiake”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement