Mbledhja e 119 e Qeverisë, zyra e kryeministrit tregon për vendimin që u miratua - Gazeta Express
string(79) "mbledhja-e-119-e-qeverise-zyra-e-kryeministrit-tregon-per-vendimin-qe-u-miratua"

Mbledhja e 119 e Qeverisë, zyra e kryeministrit tregon për vendimin që u miratua

Lajme

Gazeta Express

16/01/2023 19:00

Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti e ka zhvilluar mbledhjen e 119, të hënën.

Në të është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme.

Lexo Edhe:

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

“Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”, vazhdon njoftimi. /Express