Maqedoni e Veriut: Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 zjarre në ambiente të hapura - Gazeta Express
string(91) "maqedoni-e-veriut-gjate-24-oreve-te-fundit-jane-regjistruar-17-zjarre-ne-ambiente-te-hapura"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2026 15:17

Maqedoni e Veriut: Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 zjarre në ambiente të hapura

Lajme

Gazeta Express

05/07/2026 15:17

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat një është vënë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

Sipas njoftimit, zjarri në Komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Belicë, ku u përfshi një pyll me pisha dhe bimësi e ulët, është nën kontroll.

Zjarret janë shuar në Komunën e Gjorçe Petrovit pranë fshatit Kuçkovë, në Veles pranë fshatit Crkvino, në Negotinë pranë fshatit Crveni Bregovi dhe në Bogdanci pranë fshatit Stojakovë, ku digjej kryesisht bimësi e ulët dhe e degraduar, transmeton albinfo.ch.

Zjarret janë shuar edhe në Strumicë pranë fshatit Dobrejci, në Bosillovë pranë fshatit Bosillovë, si dhe në Komunën e Vasilevës, në segmentin midis fshatrave Çanaklija dhe Gjeçerlija, ku u përfshi një deponi dhe bimësi e ulët.

QMK informon se zjarret në manastirin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, pranë fshatit Carevic të Prilepit, në fshatin Nov Karaorman në Komunën e Karbincit, si dhe në vendbanimin Babi të Shtipit pranë lokalitetit Kisha Mirjanina, janë lokalizuar dhe shuar gjithashtu.

Ndër të shuarat janë zjarret në Berovë pranë fshatit Smojmirovo, në Butel në rrugën e Lubotenit, në Kumanovë në rrugën “11 Nëntori”, në Komunën e Brvenicës pranë fshatit Miletino dhe në Komunën e Krivogashtanit pranë fshatit Vogjani, ku digjej një deponi dhe bimësi e ulët.

Qendra për Menaxhimin e Krizave thekson se situata e zjarreve monitorohet vazhdimisht dhe u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në hapësirat e hapura me qëllim parandalimin e shfaqjes së zjarreve të reja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement