Mbi 450 mijë pensionistë të Ukrainës mbesin pa pensione shkaku i konfliktit - Gazeta Express
string(75) "mbi-450-mije-pensioniste-te-ukraines-mbesin-pa-pensione-shkaku-i-konfliktit"

Mbi 450 mijë pensionistë të Ukrainës mbesin pa pensione shkaku i konfliktit

Gazeta Express

25/01/2020 9:33

Organizata “Human Rights Watch” ka thënë se politikat e Ukrainës për pensionistët janë duke sjellë vështirësi për personat që kanë liri të kufizuar të lëvizjes në pjesën lindore të vendit, e cila kontrollohet nga separatistët e përkrahur nga Rusia.

Kjo organizatë, me seli në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, tha se pensionistët me liri të kufizuar të lëvizjes për shkak të sëmundjeve dhe moshës së shtyrë janë duke u përballur me vështirësi të shumta për t’i marrë pensionet ose nuk janë duke i marrë fare ato.

Lexo Edhe:

Avokatja e popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova, tha që më shumë se 450 mijë pensionistë që jetojnë në zonat e konfliktit nuk janë duke i marrë pensionet e tyre.

Që nga nëntori i vitit 2014, Kievi ka kërkuar nga personat që jetojnë në rajonet Donetsk dhe Luhansk që të regjistrohen si njerëz të zhvendosur dhe të vijnë në territorin e kontrolluar nga qeveria për t’i marrë pensionet.

“Këto politika janë diskriminuese, i shkelin të drejtat e pronësisë dhe i lënë pa pensione personat që nuk kanë mundësi të shkojnë fizikisht përtej zonës së konfliktit”, tha Yulia Gorbunova, hulumtuese e lartë në këtë organizatë.

Ky grup kërkoi nga ligjvënësit ukrainas që ta miratojnë projektligjin që e çlidh çështjen e pensioneve nga statusi i personave të zhvendosur në mënyrë që marrja e pensioneve në zonat e konfliktit të bëhet më e lehtë për të gjithë pensionistët, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.