Mbetet maska, ndryshojnë ora policore dhe orari i gastronomisë – masat që pritet të miratohen - Gazeta Express
string(90) "mbetet-maska-ndryshojne-ora-policore-dhe-orari-i-gastronomise-masat-qe-pritet-te-miratohen"

Mbetet maska, ndryshojnë ora policore dhe orari i gastronomisë – masat që pritet të miratohen

Lajme

Liridonë Çeta

22/10/2021 15:34

Masat anti-Covid do të vazhdojnë të jenë pothuajse të njëjta me ato të miratuara më 27 shtator. Ndryshim pritet të ketë në orarin e kufizimit të lëvizjes dhe në atë të gastronomisë, shkruan Express

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar masat anti-Covid.

Lexo Edhe:

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, pasi MSH-ja nuk ka njoftuar me kohë për takimin e sotëm.

Ai ka deklaruar se komunat kanë propozuar që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSh-ja.

Ibrahimi bëri të ditur se do të ketë ndryshime sa i përket lirisë së lëvizjes dhe orarit të gastronomisë.

“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se në takimin e sotëm AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga Gexha-Bunjaku.

Masat e diskutuara sot, pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës./GazetaExpress/