Mbërrin në Shqipëri ish- zv.presidenti amerikan Mike Penc - Gazeta Express
string(56) "mberrin-ne-shqiperi-ish-zv-presidenti-amerikan-mike-penc"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 18:30

Mbërrin në Shqipëri ish- zv.presidenti amerikan Mike Penc

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 18:30

Ish-zëvendës Presidenti i SHBA-ve, Mike Penc ka mbërritur pasditen e së enjtes në Shqipëri, ku ka vendosur që vizitën e tij ta nisë në Manzë, në kampin “Ashraf 3” ku strehohen opozitarët iranianë.

Mësohet se Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike.

Lexo Edhe:

Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Pence bëhet zyrtari i dytë i lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, pas Mike Pompeo, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij viti.

/Express