Mbappe për pak sa nuk iu bashkua Real Madridit para krizës së koronavirusit, sipas Rothen - Gazeta Express
string(88) "mbappe-per-pak-sa-nuk-iu-bashkua-real-madridit-para-krizes-se-koronavirusit-sipas-rothen"

Gazeta Express

12/04/2020 11:26

Mbappe për pak sa nuk iu bashkua Real Madridit para krizës së koronavirusit, sipas Rothen

Gazeta Express

12/04/2020 11:26

Është vetëm çështje kohe kur Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit, sipas Jerome Rothen, i cili thotë se ylli i Paris Saint-Germain ishte buzë kalimit te gjiganti i La Ligës para se të shpërthente pandemia koronavirus.

Për Mbappen vazhdon të përflitet se do t’i bashkohet Madridit, ku trajneri Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se e adhuron sulmuesit e Kombëtares së Francës, transmeton Gazeta Express.

21-vjeçari, i cili e ndërroi Monacon për rivalin francez PSG-në në vitin 2017, ka kontratë deri më 2022 me parisienët, por pavarësisht ai nuk është gati t’ia përkushtojë të ardhmen kampionit të Ligë 1 përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të klubit.

Ish-mesfushori i PSG-së Rothen ka thënë se Mbappe gati sa nuk nënshkroi me Real Madridin para krizës së shkaktuar nga Covid-19 – si pasojë e të cilët kanë vdekur rreth 110.000 njerëz në gjithë botën.

“E di nga burime të afërta brenda klubit se marrëveshja për transferimin e Mbappes në Real Madrid ishte pothuajse e kryer”, ka thënë Rothen, i cili i fitoi dy tituj gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në PSG.

“Por duke e parë këtë që po ndodh, jam i sigurt që kalimi i Mbappes në Real Madrid do të shtyhet”, shtoi ai.

“Nuk ka shanse që Mbappe ta vazhdojë kontratën me PSG-në. Ekziston një marrëveshje mes klubeve sepse PSG-ja e lejoi Mbappen të largohet këtë verë. Sipas meje, është vetëm çështje kohe”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement