Mbappe, dëshira më e madhe e Realit - Gazeta Express
string(34) "mbappe-deshira-me-e-madhe-e-realit"

Gazeta Express

03/04/2020 15:00

Mbappe, dëshira më e madhe e Realit

Gazeta Express

03/04/2020 15:00

“Los Blancos” po shpresojnë ta bindin Paris Saint-Germainin për sulmuesin e rrezikshëm francez

Kylian Mbappe mbetet në krye të dëshirave të Real Madridit.

Lexo Edhe:

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se sulmuesi francez i Paris Saint-Germainit është prioritet i “Los Blancos” për verën që vjen, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi francez i ka refuzuar dy ofertat e para të PSG-së për kontratën e re.

Për momentin, bisedimet në mes të palëve janë ndalur.

Ndërkohë, Reali ka kërkuar informata nga kampioni francez rreth çmimit të Mbappes.

Kampioni i botës me Francën do ta pëlqente një transferim në “Santiago Bernabeu”.

Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022.

Nëse jo gjatë verës që vjen, Mbretërit do të tentojnë ta transferojnë ish-futbollistin e Monacos në Madrid në vitin 2021. /Gazeta Express/