“Mbani frymën miq” – Shakohoxha parashikon grupin e Shqipërisë, flet për Italinë - Gazeta Express
string(75) "mbani-frymen-miq-shakohoxha-parashikon-grupin-e-shqiperise-flet-per-italine"

Sport

Gazeta Express

13/06/2024 23:50

“Mbani frymën miq” – Shakohoxha parashikon grupin e Shqipërisë, flet për Italinë

Sport

Gazeta Express

13/06/2024 23:50

Emisioni “Favoriti i Europianit” nis sonte maratonën, e cila do të ju përcjellë në shtëpitë tuaja për një muaj rresht.

E në emisionin e sotëm, u paraqit në lidhje direkte edhe komentatori, Dritan Shakohoxha, i cili foli për grupin e Shqipërisë dhe bëri një parashikim se si do të perfundojë grupi, ndërsa foli edhe për rikthimin e tij.

“Ndjenjë e mirë rikthimi, do t’i komentoj më shumë se tri ndeshje në Europian të Shqipërisë. E ndjej se grupi ka harmoni, gjithçka po më thotë se Shqipëria do ta kalojë grupin”, tha ai.

“Shqipëria do t’i mbledhë katër pikë, një fitore me Spanjën, barazim me Italinë dhe humbje me Kroacinë.”, shtoi ai.

Tutje, ai e komentoi edhe Italinë, duke thënë se ajo nuk është e njëjta, dhe se Shqipëria do të ketë të lehtë me të, pasi nuk është në momentin më të mirë.

“Shako” bëri me dije se nuk duhet të ketë krahasime mes Shqipërisë se EURO 2016 dhe asaj të sotmes./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement