Maxwell, bashkëpunëtorja e Epstein-it refuzon të dëshmojë - Gazeta Express
string(56) "maxwell-bashkepunetorja-e-epstein-it-refuzon-te-deshmoje"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 17:53

Maxwell, bashkëpunëtorja e Epstein-it refuzon të dëshmojë

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 17:53

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein, kriminelit seksual amerikan, refuzoi të dëshmojë para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. Megjithatë, ajo ofroi të lehtësojë Presidentin Trump nëse ai do ta amnistonte.

Sipas James Comer-it, kryetarit të komitetit përkatës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e ngushtë e Jeffrey Epstein -it, refuzoi të dëshmonte para Kongresit. Ajo “siç pritej” shfrytëzoi të drejtat e saj nga Neni i Pestë dhe nuk iu përgjigj asnjërës nga pyetjet, tha republikani pas një seance dëgjimore mbi çështjen.

Neni i Pestë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton, ndër të tjera, se askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetes në një procedurë penale.

Mbledhja e komisionit u mbajt me dyer të mbyllura. Sipas ligjvënësve, Maxwell u lidh për pak kohë me video nga burgu ku po vuan dënimin 20-vjeçar. Ajo u shpall fajtore në vitin 2022 për trafikim të të miturve për shfrytëzim seksual.

Dëshmi vetëm në këmbim të një faljeje

Comer shtoi se Maxwelli refuzoi “të përgjigjej për çdo pyetje”. Kjo është “shumë zhgënjyese”. Anëtarët e komitetit kishin “shumë pyetje për t’i bërë rreth krimeve të kryera nga ajo dhe Epstein-i, si dhe për çdo bashkëfajtor të mundshëm”.

Megjithatë, sipas raportimeve, Maxwell-i ofroi të lehtësonte Hillary dhe Bill Clinton dhe presidentin amerikan Donald Trump  për temën e abuzimit sistematik të të miturve nga Epstein.

Sipas raportimeve, ajo është e gatshme të dëshmojë se as ish-presidenti Bill Clinton, as ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e as presidenti Trump nuk ishin fajtorë për ndonjë shkelje në marrëdhëniet e tyre me Epstein-in, thanë ligjvënës demokratë dhe republikanë. Në tetor, Trumpi tha se po konsideronte një falje të mundshme.

Avokatët e Maxwell-it kishin kërkuar nga Kongresi t’i jepte asaj imunitet ligjor për dëshminë e saj, por Kongresi e refuzoi kërkesën. “Në këto rrethana, procedurat nuk do të shërbenin për asnjë qëllim tjetër përveçse si teatër politik,” kritikuan avokatët. /DW

Advertisement
Advertisement
Advertisement