Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për procedimin penal nr.108 të vitit 2024, duke shpallur fajtorë Gëzim Bakallin, i njohur edhe si Shkëmbim Cërmanji, dhe Erjon Locin.
Bakalli u dënua për trafikim narkotikësh, drejtim të grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikim dokumentesh, me një dënim të bashkuar prej 19 vitesh burg, i reduktuar në 12 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, Erjon Loci u dënua për prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, me 12 vite burg, të reduktuara në 8 vite. Edhe ai do të vuajë dënimin në një IEVP të sigurisë së lartë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...