Maxhuni i rikthehet Policisë, nuk tregon pozitën - Gazeta Express
string(47) "maxhuni-i-rikthehet-policise-nuk-tregon-poziten"

Gazeta Express

11/12/2019 19:43

Maxhuni i rikthehet Policisë, nuk tregon pozitën

Gazeta Express

11/12/2019 19:43

Janë bërë 3 javë që kur, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e shefit të AKI’së.

E largimi nga pozita e shefit të Inteligjencës, u tha se erdhi për arsye të disa problemeve shëndetësore.

Lexo Edhe:

Por, pavarësisht kësaj, Maxhuni vetëm pak ditë pas, kishte bërë kërkesë të rikthehet në Policinë e Kosovës, institucionin e sigurisë që e kishte drejtuar për disa vite.

Drejtori Qalaj ka konfirmuar se Maxhuni i rikthehet Policisë të hënën, por nuk tregon pozitën.

Ish-drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, të hënën do i rikthehet punës në Policinë e Kosovës. Këtë herë nuk do të ulet në karrigen e Drejtorit të Policisë, por në një pozitë të re, e cila ende nuk dihet.

Se Maxhuni do i rikthehet punës në Polici të hënën, për T7 e konfirmoi Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Por, Qalaj thotë se pozita nuk është vendosur ende.

T7 ka tentuar të kontaktojë edhe me ish-drejtorin e AKI’së, Shpend Maxhunin, për të marrë informacion për pozitën e tij të re në Polici, por i njëjti edhe pas disa tentimesh nuk është përgjigjur.

Sidoqoftë, pasuesi i Maxhunit, në emisionin ‘Frontal’, ditë më parë, kishte treguar se ish shefi i AKI-së, nuk do kthehet në pozitën që kishte në policinë e Kosovës.

Rikthimine Maxhunit në Polici, me shqetësim e kanë pritur shoqëria civile.

Ani pse, mundësitë ligjore ekzistojnë, sipas tyre kthimi i tij në Polici është një lloj paradoksi.

Ndërkohë, e drejta e kthimit të një zyrtari policor i cili me vetëdëshirë largohet ose ndërron pozicion, egziston, dhe është e rregulluar me udhëzimin administrativ.