Mavericks i dominojnë Suns dhe shkojnë në finale të Perëndimit - Gazeta Express
string(62) "mavericks-i-dominojne-suns-dhe-shkojne-ne-finale-te-perendimit"

Mavericks i dominojnë Suns dhe shkojnë në finale të Perëndimit

Basketboll

Gazeta Express

16/05/2022 8:46

Dallasi është kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore në NBA.

Lexo Edhe:

Mavericks e dominuan lojën e shtatë gjysmëfinale të Konferencës ndaj Phoenixit, duke fituar 123:90 mbrëmë.

Dallasi madje në çerekun e tretë e arriti një epërsi të lartë prej 42 pikësh, shkruan “Gazeta Express”.

Suns e kishin sezonin më të mirë të rregullt dhe ishin favoritë për ta fituar titullin e kampionit.

Mirëpo, Dallasi i prishi të gjitha parashikimet duke e eliminuar Phoenixin.

Luka Doncic shkëlqeu në këtë takim me 35 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime.

Kurse, Spencer Dinwiddie kontribuoi me 30 pikë.

Në finale të Perëndimit, Dallasi do të përballet me Golden State Warriors, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në San Francisco të mërkurën.

Paraprakisht të dielën, Bostoni e eliminoi kampionin Milwaulkee Bucks me rezultat 109:81 në gjysmëfinale të Lindjes. /Gazeta Express/