Matuidi, vetëm sa është shëruar nga koronavirusi – thyen rekordin e Ronaldos! - Gazeta Express
string(73) "matuidi-vetem-sa-eshte-sheruar-nga-koronavirusi-thyen-rekordin-e-ronaldos"

Gazeta Express

05/04/2020 22:17

Matuidi, vetëm sa është shëruar nga koronavirusi – thyen rekordin e Ronaldos!

Gazeta Express

05/04/2020 22:17

Cristiano Ronaldo mendon se është i pathyeshëm? E ka gabim, rekordi i tij qëndroi vetëm pak orë në fuqi.

Edhe pse të bësh më shumë se 142 pompa për muskujt e barkut duket një sfidë përtej mundësive njerëzore, një shok i skuadrës së CR7 tek Juventusi, që sapo është shëruar nga Koronavirusi, e hodhi shumë shpejt “në tapet yllin” portugez.

Lexo Edhe:

“Vëlla, më vrave! Herën tjetër do të vrapojmë”.

Ky është mesazhi në postimin e Blaise Matuidi, që në përfundim të sfidës, dukej shumë i lodhur, por shumë i lumtur. Francezi, siç e dëshmojnë dhe pamjet, ka mundur të bëjë 144 pompa për 45 sekonda, pra dy më shumë se CR7.

Pak ditë më parë, bashkëshortja e tij, Isabelle, kishte lajmëruar se rezultati i testit të Koronavirusit kishte dalë negativ, megjithatë do t’i duhet të qëndrojë edhe 2 javë të tjera në izolim.

Kujtojmë që Matuidi ishte një ndër futbollistët e “Zonjës së Vjetër” që u prekën nga Koronavirusi.