Materia e zezë ka ngadalësuar rrotullimin e boshtit tokësor rreth Rrugës së Qumështit, ka zbuluar një studim i Universitetit të Oksfordit dhe Kolegjit Universitar të Londrës
Për më shumë se 30 vite, studiuesit kanë dhënë teori se boshti i tokës po ngadalëson rrotullimet në Rrugën e Qumështit. Tani, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Londrës kanë prova për këtë.
Boshti i Galaktikës është në qendër të Rrugës së Qumështit ku janë më miliarda yje.
Në studimin e ri, studiuesit përdorën të dhënat e teleskopit Gaia nga Qendra Hapësinore e Europës për të vëzhguar një grup të yjeve të njohur si “rryma Herkules”, të cilët rrotullohen rreth bërthamës së Rrugës së Qumështit si boshti i rruzullit tokësorë.
Nëse shpejtësia e boshtit ngadalësohet, yjet lëvizin më larg.
Yjet janë të bllokuar në mënyrë gravitacionale nga boshti i rruzullit tokësorë, në atë formë që asteroidet të ndjekin orbitën e Jupiterit.
Ekspertët kanë zbuluar që yjet mbajnë “gjurmë kimike në formë shenjash të gishtërinjve”, thuhet në këtë hulumtim shkencorë të botuar nga revista “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”.
Ky element vjen në formë të metaleve të rënda, të cilat tregojnë që yjet kanë udhëtuar më larg nga qendra e galaktikës – ky yjet dhe gazi kanë elemente më të pasura.
Sipas të dhënave, skuadra e studiueseve kanë qenë në gjendje që të vërtetojnë që boshti rrotullues i galaktikës ka ngadalësuar së paku 24 për qind më pak prej që është formuar për herë të parë – diku 13 miliard vite më parë.
Sipas skuadrës, kjo i jep një pasqyrë të natyrës së materies së zezë e cila vepron si kundërpeshë kundër rrotullimit.
“Astrofizikantët kanë dyshuar prej kohësh që shiriti rrotullues në qendër të galaktikës sonë po ngadalësohet, por ne tani kemi zbuluar për herë të parë provën që kjo po ndodh”, ka thënë bashkautori i studimit, Dr Ralph Schoenrich nga dega e Fizikës dhe Astronomisë në Kolegjin Universitar të Londrës, transmeton GazetaExpress.
“Kundërpesha që po e ngadalëson këtë rrotullim duhet të jetë materia e zezë”.
“Deri tani, ne kemi qenë në gjendje që të nxjerrim përfundime për materien e errët duke hartuar potencialin e gravitacionit të galaksisë, duke bërë zbritjen nga materia e dukshme”.
“Hulumtimi jonë ofron një lloj të ri të matjes se materies së zezë – jo sipas energjisë së saj graviticionale por nga masa e saj inerciale (përgjigje dinamike), e cila gjë ngadalëson rrotullimin e boshtit”.
“Gjetja jonë ofron një perspektivë interesante për kufizimin e natyrës së materies së errët. Pasi ky model, ndryshe, do të ndryshojë këtë tërheqje inerciale që po ndodh në boshtin rrotullues të Galaktikës”, thotë bashkautori dhe studenti PhD, Rimpei Chiba nga Universiteti i Oksfordit.
“Gjetja e jonë po ashtu shpërfaq një problem kryesor për teoritë alternative të gravitetit – pasi që mungesa e materies së zezë në bosht, sipas parashikimit të tyre nuk paraqet ngadalësim të kuptueshëm të rrotullimit”.
Pavarësisht se ata nuk e dinë çka është saktësisht materia e zezë, ekspertët e dinë se ajo është esenciale për Universin.
NASA thotë se materia e zezë është një forcë e padukshme e cila mban galaksitë dhe yjësitë së bashku dhe ky është çelësi i formimit të Universit.
Substanca po ashtu i shton masë materies në galaksi, por një masë që nuk mund të shihet apo shikohet me instrumente shkencore.
Afërsisht 27 për qind e Universit llogaritët së është materie e errët, por ajo që është ende mbetet një mister i pakapshëm për shkencën. /GazetaExpress/