Matematika sfidon maturantët: 673 mbetës dhe vetëm 166 ekselentë - Gazeta Express
string(63) "matematika-sfidon-maturantet-673-mbetes-dhe-vetem-166-ekselente"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 15:07

Matematika sfidon maturantët: 673 mbetës dhe vetëm 166 ekselentë

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 15:07

Janë publikuar sot rezultatet e provimit të Matematikës në kuadër të Maturës Shtetërore 2025. Nga 25,824 maturantë që iu nënshtruan testit, 673 nuk arritën ta kalojnë, duke marrë notën më të ulët, 4.00.

Në krahun tjetër të spektrit, vetëm 166 nxënës shkëlqyen, duke arritur notën maksimale, 10.00, dhe u renditën ndër më të mirët në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, përqindja e kalueshmërisë është 97.39%, ndërsa nota mesatare rezulton 6.47.

Maturantët kanë tashmë mundësinë të konsultojnë individualisht rezultatet përmes sistemit digjital të vënë në dispozicion nga institucionet përkatëse.