Mashtrim? Në internet ngrihen dyshime rreth vogëlushit të ngacmuar që preku botën - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 18:56

Mashtrim? Në internet ngrihen dyshime rreth vogëlushit të ngacmuar që preku botën

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 18:56

Një video ku shfaqet një djalë 9-vjeçar i ngacmuar dhe kërkon të vrasë veten, bëri xhiron e rrjetit në të gjithë botën.

Quaden Bayles i kërkonte nënës së tij një litar për të varur veten, pasi ngacmohej në shkollë për shkak të gjatësisë.

Video u shpërnda në të gjithë botën dhe komediani Brad Williams, hapi faqen GoFundMe, në mënyrë të tillë që të gjithë të kontribuonin që djali të shkonte në një udhëtim për në Disneyland. Kështu ai do të shikonte se bota është edhe e bukur.

Mirëpo, tashmë në media ndërkombëtare po përflitet se interpretimi i tij ishte një mashtrim dhe se Bayles është 18-vjeç.

Prej kohësh, ai gjoja ka në përdorim një llogari në Instagram, ku ishte shumë aktiv.

Por pak para publikimit të kësaj video, Bayles thuhet se ka fshirë fotot e 18-vjetorit, në të cilat shfaqej duke festuar ditëlindjen.

Të gjithë këtë interpretim, ai thuhet se e ka bërë për të fituar disa para më shumë.

Këto dyshime pritet të vërtetohen më thellësisht, që të arrihet në një përfundim të qartë rreth djalit.