Prekëse: Djali tallet nga shokët, i lutet nënës ta vrasë - Gazeta Express
string(54) "prekese-djali-tallet-nga-shoket-i-lutet-nenes-ta-vrase"

Prekëse: Djali tallet nga shokët, i lutet nënës ta vrasë

Gazeta Express

20/02/2020 18:28

Zemërthyer, një nënë australiane postoi videon e djalit të saj 9-vjeçar të mbytur nga dënesat, që i thoshte “më vrit ose do të vras veten” për shkak të bullizmit të përditshëm që përjeton në shkollë.

Yarraka Bayles, nga Brisbane, Australi, iu lut prindërve të tjerë që të kujdesen më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke i treguar se çfarë pasojash të tmerrshme mund të ketë bullizmi. “Sapo e mora djalin nga shkolla, e dëshmova vetë episodin e bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja.

Lexo Edhe:

Ky është impakti i saj! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo në krah të videos ku 9-vjeçari vazhdon të përsërisë se kërkon që dikush ta vrasë. Që prej postimit të martën, videoja është klikuar 5,9 milionë herë dhe ka marrë 134,000 “share”.

Yarraka e kishte parë vetë sesi një fëmijë tjetër e kishte qëlluar djalin e saj në kokë dhe ishte tallur me gjatësinë e tij. As ajo  nuk ka mundur t`i mbajë lotët, dhe tha se përmes këtij postimi deshi të tregonte se sa shumë dhimbje mund t`i shkaktohet një fëmije, por edhe familjes së tij.