Martohet ish-konkurrentja e "Big Brother Albania", zbulon edhe gjininë e bebes - Gazeta Express
string(75) "martohet-ish-konkurrentja-e-big-brother-albania-zbulon-edhe-gjinine-e-bebes"

Martohet ish-konkurrentja e “Big Brother Albania”, zbulon edhe gjininë e bebes

Yjet

Gazeta Express

03/06/2024 21:45

Mikela Pupa i ka dhënë sonte fund beqarisë duke u martuar me artistin e tatuazheve që njihet me nofkën Diklon

Ish banorja e Big Brother VIP Albania, Pupa ka postuar disa foto në rrjetet e saj sociale ku shihet se ka ndërruar unazat me Diklon.

Lexo Edhe:

Ashtu siç ishte paralajmëruar me herët, ajo po ashtu ka treguar se do të bëhet nënë, derisa është parë shumë afër me Efin – shoqen e saj që  nga Për’puthen – e ku pati edhe urime për pritjen e ëmbël të yllit të emisioneve “reality.

Sonte Mikela organizoi edhe “babyshower”, krahas ceremonisë së martesës, dhe pjesë e saj janë mikeshat e saj, disa të njohura për publikun.

Një prej tyre, Lediona Xheladinaj, ka ndarë disa pamje në “instastory”.

Ajo ka postuar një foto krah Mikelës, e cila shfaqet e veshur me të bardha dhe në pah bie barku i saj i rrumbullakosur. /GazetaExpress/