Televizioni T7 në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit Vetëvendosje – LDK vjen me edicion special.
Transmetimi direkt i edicionit special të emisionit Frontal fillon nga ora 13:30 derisa zgjat deri në përfundim të marrëveshjes në mes të dy partive.
Në T7 mund të ndiqni disa lidhje direkte, nga gazetarët në teren që momentalisht gjenden në Kuvend të Kosovës, aty ku edhe do të ndodhë takimi, te selia Qendrore e Vetëvendosjes në Prishtinë, si dhe te selia Qendrore e LDK-së.
Në studio ndërkaq në të njëjtën kohë do të ketë disa mysafirë që do të flasin për zhvillimet politike në vend.
Emisioni udhëhiqet nga autori Arsim Lani dhe fillon në ora 13:30./GazetaExpress/