Maroku: E paralajmëruam Spanjën për eksodin në Ceuta - Gazeta Express
string(51) "maroku-e-paralajmeruam-spanjen-per-eksodin-ne-ceuta"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 9:17

Maroku: E paralajmëruam Spanjën për eksodin në Ceuta

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 9:17

Maroku e kishte paralajmëruar më parë Spanjën se vendimi i Gjykatës Supreme, që emigrantët që ndaloheshin në det nuk mund të ktheheshin mbrapsht në vendin e tyre, do të krijonte probleme.

Deklarata është bërë nga një zyrtar maroken, i cili ka folur në kushte anonimati.

Javën e kaluar, rreth 60 mijë persona, shumica e të cilëve marokenë, hynë në enklavën spanjolle të Ceutës.

Fluksi i paprecedent bëri që qyteza në Afrikën e Veriut të mbipopullohej, përpara se disa mijëra prej refugjatëve të ktheheshin vullnetarisht në vendlindje.

Vendimi i Gjykatës Supreme u shpall më 8 korrik, ndërkohë që Madridi zyrtar fajësoi bandat kriminale për keqpërdorimin e tij për qëllime fitimi.

“Ne u angazhuam në bisedime me palën spanjolle mes 22 dhe 23 korrikut, kur rrjetet filluan të flisnin për këtë. Ne diskutuam impaktin e këtij vendimi, sqaruam se ai do të krijonte probleme dhe në fakt, ai krijoi probleme”, tha zyrtari.

Duke reaguar, zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Elma Saiz e hodhi poshtë deklaratën. “Në asnjë moment nuk pati asnjë të dhënë që të na paralajmëronte për magnitudën e kësaj ngjarjeje të paprecedent”, deklaroi zëdhënësja.

Por zyrtari maroken argumentoi se lëvizja e madhe e njerëzve në Ceuta nuk ishte një dështim i aparateve marokene të sigurisë.

“Është shumë e thjeshtë të thuash se Maroku duhet të kishte përdorur forcën për t’i ndalur ata. Kjo do të thotë se nuk e kuptojnë fenomenin”, tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se Rabati dhe Madridi kishin vepruar si “partnerë të besueshëm” dhe vazhduan të punonin në “koordinim perfekt” për çështjet e lidhura me emigracionin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement