Marku tregon se kur do të dalin në shitje biletat për meçin që do të zhvillohet në Shqipëri - Gazeta Express
string(91) "marku-tregon-se-kur-do-te-dalin-ne-shitje-biletat-per-mecin-qe-do-te-zhvillohet-ne-shqiperi"

Sport

Gazeta Express

18/07/2022 23:00

Marku tregon se kur do të dalin në shitje biletat për meçin që do të zhvillohet në Shqipëri

Sport

Gazeta Express

18/07/2022 23:00

Florian Marku njoftoi këtë të hënë se Miguel Parra do të jetë kundërshtari i tij i radhës.

Marku me Parran do të përballet më 25 gusht, teksa meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

29-vjeçari në këtë meç do të luftojë për titullin e dytë në karrierën e tij si boksier profesionit, atë të “WBC Silver Interim”.

Boksieri nga Lushnja bëri të ditur se biletat do të dalin në shitje të enjten, në “https://al.ebileta.al/”.

Marku shtoi se informacione tjera rreth shitjes së biletave do të zbulohen në ditët e ardhshme.

Për këtë meç, Florian Marku u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë prezent në stadium, në ditën se kur do të zhvillohet edhe meçi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement