Braziliani pritet që një lidh një kontratë katër vjeçare me mundësi zgjatje edhe për një vit plus
Ende nuk është zyrtare, por tani është një fakt i pranuar tek të gjithë ata që janë të kyçur në këtë gjë: Casemiro do të jetë lojtar i ri i Manchester United në këtë vikend.
Siç kishte shkruar Marca, zyrtarë e Manchester United kishin arritur në Madrid këtë javë me qëllim transferimin e tij.
Real Madridi dhe klubi anglez kanë arritur marrëveshje këtë të premte për brazilianin, gjë që është paralajmëruar nga gazetarët e njohur Josep Pedrerol dhe Fabrizio Romano.
Marrëveshje do të jetë rreth 60 milionë euro plus 10 milionë në variabla që ndryshojnë sipas shkallës së vështirësive, një formulë që zakonisht e përdorë Real Madridi.
Siç është e obliguar skuadra nga Old Trafford, detajet e sakta të marrëveshjes pritet që të shpalosën, duke i lënë të gjitha palët të kënaqur.
Saktësisht, Real Madridi do të përfitojë minimumit 48 milionë euro nga kjo shitje, marrë parasysh huazimin e tij në Porto dhe paratë që ata kanë investuar për nënshkrimin e tij si dhe mandej opsionin për ta riblerë atë duke e risjell atë nga Portugalia.
Të qenit një futbollist i cili është amortizuar në të gjitha aspektet dhe të përfitosh kaq shumë para, ishte praktikisht e pamundur, andaj Los Blancos e shitën atë.
Casemiro nuk mund të refuzonte
E njëjta ndodh edhe për Casemiron, i cili e ndjente që epokës së tij në Santiago Bernabeu i kishte ardhur fundi.
Në Angli, paga e tij do të jetë afërsisht e dyfishuar nga ajo që ai fiton për momentin në Spanjë.
Si shtesë e kësaj, kontrata e tij do të përfundon më 2026 me mundësi vazhdimi deri më 2027, teksa kontrata e tij me Real Madridin skandonte më 2025.
Këta faktor kanë qenë më së shumti vendimmarrës për të, e mbi të gjitha edhe fakti që United nuk luan në Ligën e Kampionëve dhe është duke kaluar nëpër një krizë sportive dhe institucionale.
Real Madrid tashmë janë përgatitur për t’ia lënë lamtumirën një legjende i cili arriti 18 tituj në karrierë me punë të madhe por të pazëshme.
Casemito, ashtu siç e ka nofkën në zhveshtore, i ka thënë lamtumirë shokëve të tij në klub të premten. Në fillim të ditës ai është takuar me Ancelottin, i cili me respekt e ka pranuar vendimin e tij. Tani ai është duke u përgatitur për të shkuar në Manchester ku do të jetë bashkë me Manchester United.