Marca: Pse Ronaldo e ka të pamundur kthimin në Real Madrid - Gazeta Express
string(57) "marca-pse-ronaldo-e-ka-te-pamundur-kthimin-ne-real-madrid"

Gazeta Express

07/04/2020 14:33

Marca: Pse Ronaldo e ka të pamundur kthimin në Real Madrid

Gazeta Express

07/04/2020 14:33

Dëmet financiare që ia ka sjellë kriza e koronavirusit në Itali Juventusit kanë bërë që mediumet e mëdha botërore të spekulojnë për një largim të mundshëm në Cristiano Ronaldos nga Torino.

Në mesin e klubeve të përfolura si destinacion i mundshëm për sulmuesin portugez ka qenë edhe Real Madridi, mirëpo madrilenët nuk janë duke e munduar mundësinë e kthimit të Cristiano Ronaldos, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Cristiano Ronaldo ende mban marrëdhënie të mira me drejtuesit e Real Madridit dhe Florentino Perezin, gjë që dëshmohet nga prania e portugezit në Santiago Bernabeu gjatë El Clasicos të marsit. Megjithatë, kthimi i tij për ta vazhduar karrierën në Bernabeu nuk është i mundur.

Ronaldo nuk ka mbajtur kontakte të afërt me shumë prej ish-bashkëlojtarëve të tij në Real Madrid, veçanërisht pas komenteve të tij pasi Luka Modrici e fitoi Topin e Artë në vitin 2018. Vetëm Marcelo mban ende kontakt me portugezin.

Mbi të gjitha, Ronaldo i la Los Blancos në një situatë të keqe kur u largua dhe shkoi në Juventus, pasi që Real Madridi u përball me një krizë shkaku i pamundësisë së gjetjes së zëvendësuesve për Ronaldon dhe trajnerin Zinedine Zidane, që u largua po të njëjtën verë.

Pas mosmarrëveshje që portugezi i pati me drejtuesit e Real Madridit për kontratën e tij, Juventusi i ka dhënë 35-vjeçarit gjithçka që ai ka dëshiruara, edhe sa i përket pagës e edhe kohëzgjatjes së kontratës.

Los Blancos nuk kishin qenë të gatshëm t’ia paguajnë 31 milionë eurot në vit që Ronaldo i merr tani në Torino. As tani, madrilenët nuk janë të gatshëm të pranojnë t’ia bëjnë një ofertë të tillë atij.

Edhe pse skuadra e Real Madridit ka vuajtur që nga largimi i tij, Real Madridi e sheh shitjen e tij për 112 milionë euro si biznes të mirë për klubin.

Përkundër që u kthye në Bernabeu për El Clasico, vizita e tij ishte e shkurtë dhe asnjëra palë nuk e ka shqyrtuar mundësinë e ribashkimit. /Gazeta Express/