"Marca": Muriqi është sulmues i ri i Mallorcas - Gazeta Express
string(43) "marca-muriqi-eshte-sulmues-i-ri-i-mallorcas"

“Marca”: Muriqi është sulmues i ri i Mallorcas

Futboll

Gazeta Express

28/01/2022 21:07

Mallorca më në fund e ka finalizuar marrëveshjen me Lazion. Sulmuesi kosovar do të shkojë në huazim me opsion blerjen

Mori më gjatë se është pritur por Muriqi është aty.

Lexo Edhe:

Për Mallorcan, mungon vetëm zyrtarizimi i Vedat Muriqit, i cili do të jetë transferi i dytë këtë dimër. Ky konfirmim është vonuar më shumë se duhet pas një lufte në mes të klubit nga ishulli me Lazion. Opsioni i blerjes ka qenë pak i vështirë për menaxhmentin sportiv të Malloracas, një opsion që tani do të bëhet opsional dhe jo me obligim blerjen siç insistonin italianët.

Muriqi është nënshkrimi i dytë për këtë skuadër pas arritjes se Sergio Ricos, Malloraca ka vuajtur për gola dhe për këtë e ka kërkuar sulmuesin kosovar, Muriqi nuk ka statistika të mira me Lazion: në 11 ndeshje ka vetëm një asist në Serie A. Por, ai ka statistika të mahnitshme me Kombëtaren e Kosovës. Muriqi ka shënuar tre gola në fazën e grupeve për kualifikim në Botërorin e Katarit: dy prej të cilave kundër Gjeorgjisë dhe një kundër Greqisë.

Mallorca ka luftuar për të, sidomos për opsionin për blerje. Lazio dëshironte që blerja të jetë e obligueshme dhe të jetë opsionale. Muriqi duhet të jetë sulmuesi kryesor për skuadrën, pasi që duhet të shënojë gola, gjë për të cilën ata kanë nevojë. /GazetaExpress/