Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, keqpërdorimit të buxhetit komunal nga ana e drejtuesve të Komunës së Çairit, duke akuzuar se mjete publike po shpenzohen për aktivistë partiakë, ndërsa punonjëset në çerdhe po mbeten pa kompensimet minimale.
Sipas reagimit të BDI-Çair, në platformën Open Finance figuron një pagesë mujore prej rreth 1000 eurosh nga Komuna e Çairit për Haqim Ramadanin, ish-drejtor dhe kandidat për kryetar komune nga një komunë tjetër, i cili, sipas tyre, nuk jeton në Çair, nuk është taksapagues i kësaj komune dhe nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të saj.
Nga ana tjetër, BDI thekson se edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur për gjashtë muaj pa pagesën shtesë prej vetëm 100 eurosh, çka, sipas tyre, ka sjellë largimin e shumë prej tyre nga vendet e punës.
“Para për partiakët ka, ndërsa për edukatoret që kujdesen për fëmijët e Çairit nuk ka. Ky është realiteti që e ka krijuar Izet Mexhiti,” thuhet në reagim, ku kjo situatë cilësohet si “keqpërdorim moral, politik dhe institucional i komunës”.
BDI-Çair vlerëson se kryetari aktual ka humbur çdo kredibilitet për të folur për përgjegjësi dhe zhvillim, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Izet Mexhitit.
“Nuk do të ndalemi deri në momentin që ai largohet dhe Çairit t’i kthehet dinjiteti institucional,” përfundon reagimi i degës së BDI-së në Çair.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...