Maqedonasit nuk shesin bileta në komunat e shqiptarëve për ndeshjen me Kosovën - Gazeta Express
string(78) "maqedonasit-nuk-shesin-bileta-ne-komunat-e-shqiptareve-per-ndeshjen-me-kosoven"

Gazeta Express

03/03/2020 14:47

Maqedonasit nuk shesin bileta në komunat e shqiptarëve për ndeshjen me Kosovën

Gazeta Express

03/03/2020 14:47

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) sot i ka nxjerr në treg biletat për ndeshjen që maqedonasit do ta zhvillojnë më 26 mars në Shkup kundër Kosovës – në kuadër të Ligës së Kombeve e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Maqedonasit i kanë caktuar disa pika të shitjes së biletave si në platformën digjitale MKTickets dhe në vendet tjera nëpër Maqedoni si në Shkup te stadiumi “Todor Proeski”, pastaj në Ohër, Prilep, Strumicë, Shtip, Manastir, Negotinë, Vales, Gjevgjeli, dhe Koqan.

Kështu, janë diskriminuar shqiptarët e Maqedonisë, grupe tifozësh nga të cilët kishin paralajmëruar se do ta përkrahin Kosovën. Mungojnë vendbanimet me shumicë shqiptare se Tetova, Struga, Kumanova, Dibra apo Gostivari, raporton Gazeta Express.

Biletat kanë çmim prej 5 dhe 6 eurosh dhe ato shiten përmes dokumenteve të identifikimit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement