“Mane duhet të largohet nga Liverpooli për ta fituar Topin e Artë” - Gazeta Express
string(64) "mane-duhet-te-largohet-nga-liverpooli-per-ta-fituar-topin-e-arte"

Gazeta Express

09/04/2020 23:50

“Mane duhet të largohet nga Liverpooli për ta fituar Topin e Artë”

Gazeta Express

09/04/2020 23:50

Sadio Mane e “meritoi” Topin e Artë vitin e kaluar, por ndoshta duhet ta lërë Liverpoolin për ta fituar atë në të ardhmen, thotë Diomansy Kamara.

27-vjecari luajti një rrol të madh në triumfin e Liverpoolit për herë të gjashtë në histori në UEFA CHampions League, mori medalje edhe të UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu e ndau Këpucën e Artë në Angli me shokun, Mohamed Salah dhe sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, duke shënuar 22 gola.

Pavarësisht gjithë këtyre, ai nuk ishte as në mesin e treve për Topin e Artë, Virgil van Dijk u vlerësua më shumë për suksesin e Liverpool dhe mori çmimin e UEFA-s për lojtarin e ri më të mirë në Evropë, derisa përfundoi menjëherë pas Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Mane përfundoi i katërti, pas Cristiano Ronaldos, por Kamara beson se bashkëvendësi meritoi një pozicion më të lartë.

“Nëse Mane do që një ditë ta fitojë Topin e Artë, ai duhet të largohet nga Liverpooli pasi klubi nuk janë avokatët më të mirë për të, pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera”.

“Ai duhet të vazhdojë rrugën që po bën, nuk ishte shumë larg podiumit, madje për mua ai e ka merituar ta fitojë Topin e Artë”.

“Ai tani duhet të punojë, ndoshta edhe të ndërrojë skuadër, sepse ne e kemi parë se në Liverpool nuk kanë zgjedhur fuqitë e Mane, duke e votuar Virgil van Dijk, edhe pse Mane e madje edhe Salah ishin ata që ndihmuan Liverpooolin”. /Gazeta Express/