Mane: Do ta kuptoja nëse Liverpoolit s’i jepet titulli - Gazeta Express
string(52) "mane-do-ta-kuptoja-nese-liverpoolit-si-jepet-titulli"

Mane: Do ta kuptoja nëse Liverpoolit s’i jepet titulli

Gazeta Express

08/04/2020 13:33

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, thotë se ai do ta pranonte nëse Liverpoolit do t’i mohohej titulli i Premierligës këtë sezon, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.

Premierliga ka vendosur që ta pezullojë përkohësisht ligën pa caktuar datë kthimi, duke shtuar kështu dyshimet se ka mundësi të anulohet sezoni dhe të mbetet Liverpooli pa titull.

Ky pretendim është bërë edhe më i fuqishëm pasi që liga e nivelit të parë të futbollit në Belgjikë, Jupiler Pro League, ka vendosur ta përfundojë sezonin para kohe. E përderisa në Belgjikë kampioni u shpall sipas renditjes aktuale në tabelë, Mane thotë se do ta kuptonte nëse Liveërpoolit s’i jepet titulli.

“Unë dua t’i fitoj ndeshjet dhe unë dua ta marr trofeun, këtë do ta bëja me qejf. Por me këtë situatë, çfarëdo që të ndodhë, do ta kuptoja”, ka thënë Mane.

“Ka qenë e vështirë për Liverpoolin, por ka qenë e vështirë edhe për miliona njerëz të tjerë në botë. Disa njerëz i kanë humbur familjarët dhe kjo e komplikon situatën”.

“Por, për mua, Premierliga është ëndrra ime dhe unë dua ta fitoj trofeun këtë vit. Nëse nuk ndodh kjo, do ta pranoj, është pjesë e jetës. Shpresoj se do të mundë ta fitojmë vitin tjetër”. /Gazeta Express/