Manchester United zhgënjen që në ndeshjen e parë - Gazeta Express
string(48) "manchester-united-zhgenjen-qe-ne-ndeshjen-e-pare"

Manchester United zhgënjen që në ndeshjen e parë

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 16:58

Manchester United ka zhgënjyer fansat e saj që në ndeshjen hapëse të Premier Ligës. Djajtë e kuq kanë humbur në Old Trafford në ndeshjen e parë nga Brighton & Hove Albion me rezultat 1-2. Golat për Brighton u shënuan nga Gross (30, 39) kurse Mac Allister i Brighton shënoi autogol (68)

Manchester United ka zhgënjyer që në ndeshjen e parë të Premier Ligës ku ka humbur me rezultat 1-2.

Lexo Edhe:

Djajtë e kuq e nisën shumë më mirë këtë ndeshje ku rrezikuan që në minutën e 7 të ndeshjes.

Ishte e pabesueshme së çfarë kishte Bruno Fernandes kur topi ju rikthye atij dhe ai goditi lartë mbi portë.

Deri në minutën e 30-të nuk pati më raste në këtë ndeshje. Minuta e 30 ishte pikërisht momenti kur Brighton e shënoi golin e parë.

Pascal Gross shënoi një gol taktik pas asistimit të ish lojtarit të Manchester United, Danny Welbeck.

Brighton po kalonte momente të mira pas golit dhe po e dominonte Unitedin në çdo pozitë.

Solomon March bëri një goditje të fuqishme në drejtim të De Geas, i cili priti topin por ai u kthye të Gross që ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur për të shënuar golin e dytë për Brighton në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë Manchester United ishin dukshëm më të mirë, pavarësisht së rastin e parë për Brighton e pati Danny Welbeck në minutën e 49-të te ndeshjes.

Rashford erdhi të rasti i parë në ndeshje në minutën e 53-të të ndeshjes. Ai u shërbye mirë nga Eriksen por goditi shumë lart mbi portë.

Pas këtij rasti në ndeshje Erik ten Haag do ta fuste në lojë Cristiano Ronaldon në vend të Fred.

Rashford përsëri ishte afër golit në minutën e 60-të dhe përsëri kur u shërbye nga Ronaldo por ishte Robert Sanchez që reagoi me kohë për ta pritur goditjen e tij.

Christian Eriksen përsëri rrezikoi për United duke bërë një goditje të fuqishme në minutën e 68-të por Sanchez priti për ta dërguar topin në rivënie anësore.

Pas një tollovie në zonë Mac Allister do të shënonte autogol në këtë minutë për t’i dhënë shpresë United se do të nxjerr diçka nga loja.

Goli ishte i dyshimtë por pavarësisht kësaj Paul Tierney e sinjalizoi atë të rregullt.

Rasti tjetër më i mirë për United ishte ai i Diogo Dalot në minutën e 74-të të ndeshjes por përsëri Sanchez i Brighton priti.

Pas këtij rasti nuk kishte më raste të tjera për t’u shënuar dhe Brighton arrin një fitore të rëndësishme në Old Trafford në xhiron e parë të Premier Ligës.

United në javën e ardhshme pritet që të udhëtojë për në Londër ku do të takohet me skuadrën e papërshtatshme londineze, Brentford. /GazetaExpress/