Man Utd po e monitoron situatën e Meunier - Gazeta Express
string(41) "man-utd-po-e-monitoron-situaten-e-meunier"

Man Utd po e monitoron situatën e Meunier

Gazeta Express

02/04/2020 16:28

Mbrojtësi i djathtë belg është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin

Manchester United është duke e monitoruar situatën e Thomas Meunier në Paris Saint-Germain.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi belg është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me klubin francez.

Prandaj, mediumi francez “Le Quotidien du Foot” shkruan se mbrojtësi i djathtë mund të largohet nga “Parku i Princave”, përcjell “Gazeta Express”.

Interesim për 28 vjeçarin kanë shfaqur paraprakisht Borussia Dortmundi dhe Milani.

Por, tash në garë janë futur edhe “Djajtë e Kuq”, të cilët e duan lojtarin në “Old Trafford” nga sezoni i ardhshëm. /Gazeta Express/