Mallorca me postim të veçantë për Vedat Muriqin - Gazeta Express
string(47) "mallorca-me-postim-te-vecante-per-vedat-muriqin"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 21:46

Mallorca me postim të veçantë për Vedat Muriqin

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 21:46

Klubi i Mallorcas ka bërrë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.

“Pirati” dardan shkëlqeu në barazimin e Mallorcas ndaj Osasunës, duke shënuar dy gola.

Muriqi shënoi për pesë minuta, nga minuta e 61-të kur e shënoi të parin, teksa të dytin e shënoi në minutën e 66-të.

Kështu, sulmuesi dardan u bë golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga me tetë gola, pas Kylian Mbappes që ka 14 gola dhe Lewandowskit që ka po ashtu tetë gola, por edhe një asistim.

Muriqi po kompleton vitin e tij të katërt te Mallorca, ku u transferua nga Lazio, fillimisht në formë huazimi, e më pas edhe në mënyrë të përhershme./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement