Stadiumi i Malishevës do të presë përballjen ndërmjet Malishevës dhe Dritës, në kuadër të xhiros së 18-të të Albi Mall Superligës.
Të dyja skuadrat ndodhen në pjesën e sipërme të tabelës, me Malishevën në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Drita renditet e pesta me 25 pikë.
Vendasit synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, pasi kanë grumbulluar 10 pikë në katër ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër, Drita nuk ka shijuar fitoren në tre ndeshjet e fundit, duke marrë vetëm dy pikë dhe kërkon rikthimin te rezultatet pozitive.
Formacionet zyrtare:
Pritet një përballje interesante, ku të dyja skuadrat do të luftojnë për tre pikët e vlefshme në këtë fazë të kampionatit. /GazetaExpress