Maldini Jr thotë se është mirë pasi doli pozitiv me koronavirus - Gazeta Express
string(63) "maldini-jr-thote-se-eshte-mire-pasi-doli-pozitiv-me-koronavirus"

Gazeta Express

03/04/2020 18:52

Maldini Jr thotë se është mirë pasi doli pozitiv me koronavirus

Gazeta Express

03/04/2020 18:52

Maldini ka konfirmuar se ai më s’po tregon simptoma të koronavirusit

Talenti i Milanit, Daniel Maldini, ka konfirmuar se është rikuperuar nga koronavirusi dhe më s’po tregon simptoma të virusit.

Lexo Edhe:

Daniel dhe babai i tij dytë dolën pozitiv muajin e kaluar me COVID-19, por sulmuesi i ri thotë se tani është mirë mjaftueshëm për të nisur stërvitjet në shtëpi.

“Jam mirë, më s’kam simptoma të koronavirusit dhe kam nisur stërvitjet individuale”, tha ai.

Ai foli edhe për Zlatan Ibrahimovicin dhe babain e tij.

“Ibrahimovic më jep shumë këshilla, brenda dhe jashtë fushe. Trashëgimia e gjyshit tim Cesare dhe babit Paolo është një përgjegjësi e rëndësishme, por unë jam mësuar me këtë presion që në moshë të re”. /Gazeta Express/